Hyrje: Sir William Osler* citon: “Ai që studion mjekësi pa libra, lundron në një det të paeksploruar”  Osler mbrojti rëndësinë e sigurimit të korrelacioneve klinike në mësimin e siguruar nga librat dhe ushtrimin e tyre në praktikë. Vitet e fundit të gjitha shkollat mjekësore kanë kuptuar rëndësinë e korrelacioneve teoriko-praktike dhe edukimi është bërë shumë më i bazuar në problemet e urgjencës mjekësore, duke përdorur rastet e simuluar dhe prezantimet e tyre.

Shumica e shkollave mjekësore në Shtetet e Bashkuara kanë rritur ndërveprimet me pacientët, edhe për studentët e vitit të parë dhe të dytë të mjekësisë. Sidoqoftë, autorët dhe redaktorët e librave shkollorë kanë qenë shumë më të ngadaltë për t’u përshtatur me këtë ndryshim. Shumica e librave shkollorë mjekësorë, përfshirë edhe ato në specialitetin e mjekësisë së urgjencës, mbeten të orientuar nga sëmundjet, sesa te pacientët.  Si rezultat, shumica e librave shkollorë zënë pozicione të dukshme në raftet me pluhur të librave të përdorura rrallë.

Libri “Mbështetja bazike jetësore dhe defibrilimi”, botimi i parë, paraqet teknikat bazë të mjekësisë së urgjencës, duke avancuar më tepër, për të rritur fashën e lexuesve dhe të të interesuarve për këtë libër.

Një tjetër forcë e dukshme e librit është shpjegimi me imazhe i të gjitha procedurave, të cilat janë prezente në të gjithë tekstin. Në përgjithësi, studentët, ofruesit e nivelit të mesëm dhe mjekët me përvojë të urgjencës do ta konsiderojnë këtë libër të dobishëm për përmirësimin e praktikës së tyre klinike dhe praktike me njohuri bazë për dhënien e ndihmës së parë dhe jo vetëm...

Besojmë se ky botim do të bëhet një vlerë e shtuar në literaturën e mjekësisë së urgjencës. Studentët dhe klinicistët do ta shohin këtë botim unik dhe praktik, të lehtë për ta lexuar dhe kuptuar. Shpresa jonë e sinqertë është që ky tekst të shërbejë si model për lexuesit në lidhje me rëndësinë dhe menaxhimin e urgjencës mjekësore në nivel praktik.

Fjaletkyqe: mjekesia e trafikut, aksidentet rrugore, Trauma, Manaxhimi i traumave, ShUM, shërbimi urgjencës, PHTLS, ATLS kurs